Distria Krasniqi, kampione e artë në Grand Slam/ Xhudistja: Medaljen i'a dedikoj kombit shqiptar. Kuka: Mposhti francezen e favorizuar në mes të Parisit (VIDEO)

Distria Krasniqi, kampione e artë në Grand Slam/ Xhudistja: Medaljen i'a dedikoj kombit shqiptar. Kuka: Mposhti francezen e favorizuar në mes të Parisit (VIDEO)

Xhudistja 27-vjeçare Distria Krasnqi, shkëlqeu në finalen e Grand Slam në Paris dhe arriti të shpallet kampione e kategorisë -52kg.

Ajo arriti t’i menaxhojë për mrekulli katër minutat e kohës së rregullt për t’u shpallur kampione e njërës nga garat më prestigjioze në këtë sport.

Për emocionet e kësaj gare të nivelit të lartë, Krasniqi, tha për “MCN live”, se medaljen me [përkushtim ja dedikon tërë kombit shqiptar.

Unë gjithmonë ku shkoj për të konkurruar, shkoj për të triumfuar, për të marrë medalje, ushtroj shumë dhe padyshim medalja ka qenë një surprizë e bukur për mua dhe të gjithë dhe jam e sigurt që kam bërë krenare një komb të tërë.

Padyshim që të gjashtë medaljet e mia dhe këtë të fundit ia dedikoj kombit shqiptar, vendit tim, luftë së UCK-së, jam poashtu pjesë e Ushtrisë Shqiptare dhe të gjithë fitoret ja dedikoj vendit tim, trajnerit dhe familjet time.

Trajneri i Krasniqi, Driton Kuka, tha se përkushtimi dhe puna e xhudistës, solli fitoren e shumëpritur, teksa vjet ajo ishte mposhtur nga sportistja franceze, të cilën këtë radhë e mundi në finale, mu në mes të Parisit.  

Një sukses i tillë është me të vërtetë kënaqësi sepse Grand Sllam i Parisit krahasohet me një kampionat botëror dhe me Lojerët Olimpike për nga niveli e pjesëmarrja, dmth vijën të gjithë ata që kanë nivel të lartë s ai përket sporti të xhudos, dhe kjo e bën medaljen e Distrias të shkëlqej më shumë se çdo medalje tjetër.

Ajo ka punuar fort që të vij në formën e saj ët duhur për kategorinë 52 kg dhe i është dashur shumë kohë të vijë aty ku e ka pasur vendin ne mesin e 2-3 më të mirave në rruzullin tokësor.

Të mposhtësh francezen në mes të Parisit, e cila në të njëjtin kopeticion vjet e kishte mundur Distrian, sivjet kemi punuar fort që të ndërrojmë rolet dhe se arritën të mposhtin në zemër të Parisit, francezen e favorizuar, pra kjo ka qenë sfida jonë më e madhe, kemi luftuar dhe përgatitur fort.

Sfida e radhës, sipas xhudistes Krasniqi, është pjesëmarrja në Kampionatin Botëror në Katar që do të mbahet në muajin maj, dhe synimi kryesor, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, për të cilat po përgatit fort dhe përkushtim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy