Situata politike në Kosovë duhet e nxehtë për shkak të përgatitjeve elektorale dhe emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në 14 shkrurt.
Analisti Fidan Rama i konsideron listat e partive të mëdha PDK, LDK-AKR dhe Vetëvendosje si një mënyrë për të ruajtur votoat e marra në 2019-ën.
Kjo sipas tij pasi këto subjekte nuk kanë pasur kohën e nevojshme për tëpunuar me një program apo dhe për të sjellë figura të reja politike.
“I quajmë lista të ruajtjes së votës. Këto subjekte pretendojnë te ruajnë votën qe kanë marrë, pasi nuk pasur shume kohë per të punuar me program apo figura të reja. Synjojnë që të kenë një numër kandidtatesh. Një risi është Vjosa Osmani, por edhe figura siç është bashkëshortja e Rexhep Selimit që është në Hagë”, tha Rama për MCN TV.
Raportet e krisura të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit me Kryeministrin Rama, ai i shikon si një marrëdhënie ku të dyja palët përfitojnë elektoralisht, por me zyrtarizimin e qeverisë së re të Kosovës të dyja qeveritë do të jenë në një komunikim normal.
“Në këtë aspekt duhet ta shohim si përpjekje ekeltorale nga të dyja palët. Edhe vetë Rama po e shfrytëzon sepse janë zgjedhjet në Shqipëri, por edhe Kurti dhe osmani po ashtu po e përdorin.Deri sa të kete zyrtarizim të qeverisë së Kosovës.Nuk pres të ketë bashkëpunim mes Ramës dhe kryeministi të ardhshëm por një komunikim normal mes dy qeverive. Në këtë pikë e shoh më shumësi një lloj beteje që përdoret për zgjedhjet elektorale. Përfundimisht si pjesë e kauzës elektorale dhe me tu formalizuar do jene në komunikim normal.” Tha Fidan Rama.



