Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja pasi shqyrtoi provat dhe fakte, vendosi konfirmimin në detyrë përfundimtarë të subjektit të rivlerësimit Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Vata u përballë me tre kriteret e Vetingut atë të ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional e cila u vlerësua pozitivisht nga Vetingu.
Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012. Paralelisht me funksionin si gjyqtare, ajo është angazhuar në mësimdhënie në institucione private si dhe në Shkollën e Magjistraturës.



