Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Deputeti demokrat Bledion Nallbati po merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Task Forcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Konflikti i Nallbatit dhe vëllait të tij me një shofer kamioni në Korçë ishte shkaku i paraqitjes në SPAK. Çështja kaloi në SPAK për shkak të statusit të Nallbatit.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije: “Mbrëmja e 4 majit solli një konflikt në rrethrrotullimin e Bilishtit. Në prangat e Policisë së Korçës qëndroi Altin Nallbanti dhe u lirua nga gjykata në 6 maj, ndërsa Bledion Nallbati u procedua në gjendje të lirë. I pyetur nga Mcn Live, ai deklaroi se u pyet si person në dijeni. Ai është i dyshuar për veprën penale të dhunimit dhe goditjes së një qytetari. Ka përfunduar në SPAK vetëm për shkak të statusit të deputetit”.
“Isha për të sqaruar këtë konflikt të stisur nga Niko dhe çerrat e tij për të dëmtuar imazhin tim në fushatë. Isha si person në dijeni”, u shpreh Nallbati pas daljes nga SPAK.



