Basha i kërkon Nishanit mosdekretimin e Xhafajt si ministër i Brendshëm

Basha i kërkon Nishanit mosdekretimin e Xhafajt si ministër i Brendshëm

Kreu i PD-­së, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë surprizë ditën e sotme për “Opinion”.

Duke folur për emërimet e reja në qeveri, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij për sa i përket emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Kjo do të thotë se Basha beson se Nishani nuk do ta dekretojë ministrin e ri të Brendshëm çka mund të sjellë një ngërç tjetër politik.

“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.

Ky i fundit është sulmuar prej ditësh nga opozita, e cila pretendon se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy