Themeluesi i Alibaba-s: Mos e përdorni tregtinë si armë

Themeluesi i Alibaba-s: Mos e përdorni tregtinë si armë

Themeluesi i Alibaba-s, Jack Ma, ka mbajtur një fjalim në Forumin e Davosit. “Luftërat tregtare mund të fillojnë lehtë, por kanë pasoja shkatërruese”, tha ai.

“Mos e përdorni tregtinë si armë. Është e lehtë të nisësh një luftë tregtare, por është e vështirë të ndalosh katastrofën që pason”, u shpreh ai në forumin ekonomik.

Ma ka ndërtuar një platformë masive të tregtisë online me ambicie globale. Fjalimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa të reja për importin e paneleve diellore dhe makinave larëse.

Pekini,një nga më të prekurit nga kjo lëvizje, ka thënë se tarifat do të dëmtojnë mjedisin e tregtisë globale.

Ma, themelues i Alibaba-s dhe një nga biznesmenët më të mëdhenj në Azi, tha se globalizimi shoqërohet me “dhimbje”. Por, sipas tij avancimet etknologjike dhe kërkesa e klientëve kanë treguar se tregtia e lirë dhe globalizimi do të vijojnë.

“Është e pamundur të ndalohet tregtia. Bota ka nevojë për tregti. Nëse ajo ndalon, nis lufta”, tha ai.

Miliarderi aziatik përdori një gjuhë dramatike për të përshkruar risqet ndalimit të tregtisë së lirë. “Kur sanksionon një vend tjetër, ti po sanksionon bizneset e vogla, njerëzit e rinj. Është njësoj sikur të jesh duke e bombarduar atë vend”, tha ai.

Por sipas tij, tensionet do të zbehen me kalimin e kohës. “Në të ardhmen, nuk do të ketë Made in China. As Made in America, as Made in Peru. Do të ketë Made on the Internet”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy