“Frikë për largimin e shqiptarëve pas integrimit”/ Rabeta: Deklaratat e guvernatorit të BSH, thirrje për qeverinë

“Frikë për largimin e shqiptarëve pas integrimit”/ Rabeta: Deklaratat e guvernatorit të BSH, thirrje për qeverinë

Gazetari Lorenc Rabeta, duke komentuar në “Mcn Economy” deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, tha se Sejko po i bën thirrje qeverisë që të rrisë pagat, të përmirësojë arsimin dhe shëndetësisë, pasi pas integrimit mund të thellohet problematika e largimit të shqiptarëve. 

Rabeta vuri në dukje se pas integrimit miliona u larguan nga Rumania dhe Bullgaria, dhe një gjë e tillë do të ndodhë me Shqipërinë. Ai shtoi se shqiptarët vitet e fundit kanë hequr dorë nga azili dhe po ikin me leje të rregullta pune në vendet e BE. 

 

Ishte një thirrje në drejtim të qeverisë, që shiko që kemi këto halle të mëdha, që mund të thellohen me integrimin. I referohet Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, janë larguar 3 milionë rumunë, 1 milionë bullgarë, sepse shanset e punësimit u bënë thuajse të përafërta. Kemi një lehtësim, një garë për të thithur fuqi punëtore 3-4 vitet e fundit. Parvjet kemi 21 mijë leje punë të pranuara, vjet 19 mijë leje. Shqiptarët kanë hequr dorë nga kërkimi i azilit dhe po shkojnë të punojnë për bukuri atje, me leje pune. Komponentët janë paga, kushtet e punës, respektimi i kontratave të punës, Kodit të Punës. Sa biznese kemi në Shqipëri që thonë po 28 ditë leje, sa aplikojnë rritje rroge çdo vit, sa aplikojmë sigurime shëndetësore, kushtet e punës, siguria në punë. Ne kemi mungesë trajnimesh në Shqipëri, janë sporadike, shumë shpesh janë të detyruar të shkojnë t’i bëjnë jashtë. 

Frika e BSH është reale, shumë e prekshme, është edhe prova. Nëse ikën 400 mijë nga Kroacia, ne jemi shumë më keq nga Kroacia. Më duket si thirrje për qeverinë, merrni masat, rrisni rrogat, rregulloni sistemin shkollor dhe shëndetësisë, sepse po na ikin njerëzit dhe nesër do jemi në kushte të zeza. Kemi prirje zëvendësuese nga vendet e treta, por ka pikëpyetje të madhe pasi shumë s’po rrinë në Shqipëri, shumë janë të pakualifikuar, po hasin probleme me gjuhën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy