Një avokat është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit aktiv.
Sipas policisë, Ervin Braho, 41 vjeç, është vënë në pranga pas kallëzimit të një gjyqtareje, e cila është shprehur se avokati ka tentuar ta korruptojë me 5 milionë lekë të vjetër përt afavorizuar në një çështje gjyqësore.
Denoncuesja S.Gj. ushtron detyrën si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.11.2016, specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim: • Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore. Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Korrupsion Aktiv të Gjyqëtarit Prokurorit, dhe funksionarve të tjerë të drejtësisë", parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.



