Vlorë/ Plagosi me gomone pushuesin në molin e ‘Shën Janit’, arrestohet 42-vjeçari

Vlorë/ Plagosi me gomone pushuesin në molin e ‘Shën Janit’, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin F.T., i cili po drejtonte mjetin lundrues që shkaktoi aksidentin një ditë më parë në Karaburun, ku një pushues u godit nga helikat e gomones

60-vjeçari i cili u godit nga helika e gomones ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy