Irani dënon katër persona me vdekje, për bashkëpunim me Mossad

Irani dënon katër persona me vdekje, për bashkëpunim me Mossad

Katër persona u dënuan me vdekje të mërkurën nga sistemi gjyqësor i Iranit të akuzuar se kanë bashkëpunuar me shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad, dhe kanë kryer rrëmbime.

Republika Islamike ka akuzuar prej kohësh armikun e madh, Izraelin, për kryerjen e operacioneve të fshehta në tokën e saj.

Teherani kohët e fundit ka akuzuar shërbimet e inteligjencës izraelite dhe perëndimore për komplotimin e një lufte civile në vend, i përfshirë prej javësh nga disa prej protestave më të mëdha antiqeveritare që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Sipas JP, katër të akuzuarit u dënuan me vdekje për krimin e “bashkëpunimit me shërbimet inteligjente të regjimit sionist dhe për rrëmbim”.

Me udhëzimet nga shërbimi inteligjent sionist, ky rrjet bandit po vidhte dhe shkatërronte pronën private dhe publike, rrëmbente njerëz dhe merrte rrëfime të rreme.

Tre persona të tjerë u dënuan me burgim nga pesë deri në 10 vjet për dyshime se kanë kryer krime të tilla si veprim kundër sigurisë kombëtare, ndihmë në rrëmbim dhe posedim të armëve të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy