Në Itali numri i rasteve të humbjes së jetës për shkak të koronavirusit vijon në ulje dita ditës duke shkuar afër zeros. Sipas mediave atje, referuar të dhënave të autoriteteve, në 24 orët e fundit ka patur 7 raste të cilat kanë qenë fatale.
Ndërkohë numri i te prekurve të rinj vijon të vërtitet diku te 200. Sot ekzaktësisht janë shënuar 188 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 242827. Ndërkohë numri total i personave që kanë ndërruar jetë është 34945.
Lajmi tjetër i mirë është se vijon të shtohet numri i atyre personave të cilët shërohen. Vetëm sot 307 persona kanë lënë spitalin.



