Zhabina: Personazhet e botës së krimit të interesuar për bastet sportive. Ligji po vonohet nga lufta e egër për numrin e licencave! (VIDEO)

Zhabina: Personazhet e botës së krimit të interesuar për bastet sportive. Ligji po vonohet nga lufta e egër për numrin e licencave! (VIDEO)

Ligji që rikthen bastet sportive online është hedhur tashmë për Konsultim Publik, në të cilin përcaktohen kushtet dhe mënyrat për vënien e basteve. Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 ku shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në mbi 4 mijë 200 pika, me ligjin e ri licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve. Për sa më lart, gazetari Xhevair Zhabina, në MCN live, vlerëson se vonesa e këtij ligji po bëhet me faktin që lufta më e madhe tashmë është rreth marrjes së numrit të licencave që do të përdoren nga operatorët. Sipas tij, interesimi më i madh mbetet nga personazhet e botës së krimit. "Fakti që po vonohet aq shumë për një ligj të miratuar për bastet online, sigurisht se ka sjellë edhe një rrëmujë në terren, pasi duhet thënë që bastet sportive në asnjë moment nuk janë ndaluar në Shqipëri edhe pasi ka pasur një ligj për mbylljen e tyre. Ato janë zhvilluar në ilegalitet të plotë, kui cili qarkullon në vit qindra mijëra € dhe e vetmja gjë që do bëhej është futja në shina të këtij biznesi i cili deri tani prodhon vetëm para të pista. Krahas ligjit, i cili ka dalur në faqen e konsultimeve publike por nuk kemi parë të miratohet kryesisht, në qytete të vogla, ka patur zhvillime të ndryshme, personazhe të botës së krimit sigurisht janë të interesuar që të futen në këtë lloj biznesi, sepse kemi pasur ngjarje që lidhen rreth këtyre zonave. Prandaj kam përshtypjen se e gjithë vonesa që po bëhet rreth ligjit për bastet online ka të bëj me numrin e licencave që do të bëhet, pasi fillimisht u tha se do të ishin 3, pastaj diskutohej 5, 7, 10, por megjithatë nëse ti lëshon kaq numër të madh të licencave, sigurisht fitimi për grupe qe do ti marrin ato licenca, apo për personazhit, apo biznesmenët do të jetë më i vogël, prandaj edhe lufta më e egër ka filluar të jetë kryesisht në qytete te vogla, si në Lushnje, Cërrik, etj, ka pasur ngjarje të cilat nga informacionet policore, kanë qene të lidhur me bastet sportive". Gazetari Zhabina, thotë se bastet sportive vazhdojnë të bëhen me dijeninë e policisë "Lojërat e fatit dhe bastet sportive nuk mund të behën pa dijeninë e policisë pasi është ajo që e kontrollon territorin kështu që duke qenë se e kontroll ka edhe informacion. Thashë se mënyra se si grupet e caktuara po përpiqen të blejnë në ‘hyqëm’ është duke bërë presion te personazhet te vegjël në qytete të vogla që ata biznesin e kanë ngritur, që është ilegal të vihet në funksion të këtyre grupeve që janë më të mëdha se to".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy