Xhunga: Rritja e ekstremit të djathtë në BE, lajm i zi për Shqipërinë dhe Kosovën (VIDEO)

Xhunga: Rritja e ekstremit të djathtë në BE, lajm i zi për Shqipërinë dhe Kosovën (VIDEO)

Gazetari shqiptar në Bruksel Albi Xhunga, në ditën e fundit të zgjedhjeve europiane thotë se këto janë zgjedhjet më me interes në historinë e Bashkimit Europian.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai nuk ngurron që t’i quajë këto zgjedhje si historike për Bashkimin Europian, duke shtuar se për herë të parë po sfidohen vlerat e BE.

Sipas tij, rritja e ekstremit të djathtë në disa vende të unionit, në vende si Franca dhe Italia ku ekstremi i djathtë pritet të dali forcë e parë, ka rritur alarmin.

Xhunga shprehet se rritja e ekstremit të djathtë në Europë, është një lajm i zi për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se për ne do të thotë fundi i procesit të integrimit si dhe do të vinte në rrezik lëvizjen e lirë.

 

Drupal Ad

 

Kemi një situatë ku Europa është e përfshirë në luftë, situatë alarmante me emigracionin, situatë ekonomike jo dhe aq të mirë dhe përballë ekstremi i djathtë po rritet në shumë vende europiane, çka do të kërcënonin të gjitha vlerat e unionit.

Pritet që të rritet ekstremi i djathtë, por rreziku real nuk është në Parlamentin Europian, por në shtetet anëtare, forcat tradicionale europiane do mund të ruajnë shumicën në të gjitha raste në PE.

Do kemi koalicione mes të majtës dhe të djathtës, ruhet kontrolli i PE. Rreziku bëhet real dhe evident kur bëhet fjalë për shtetet anëtare.

Ekstremi i djathtë pritet të dominojë në disa shtete anëtare si Hungaria, Italia etj., por kur shohim se ekstremi i djathtë mund të marrë pushtetin si në Francë, duket i pandalshëm ky marshim i ekstremit të djathtë në Francë dhe marrja e pushtetit.

Ata po shfrytëzojnë këtë moment revanshi për të marrë pushtetin në Francë. Por kjo do të krijonte një situatë të rrezikshme.

Franca është një nga dy lokomotivat e BE dhe nëse në Francë ekstremi i djathtë merr pushtetin, kjo do të impaktonte të gjitha politikat e BE duke vënë në rrezik edhe ekzistencën e tij.

Se partia e Marine Le Pen thotë nuk do të dalim nga Europa dhe kushtet e vendosura prej saj mund të jenë aq të vështira sa që mund të çojë drejt shpërbërjes së BE.

Është një lajm shumë i zi për Shqipërinë dhe Kosovën kjo rritje e ekstremit të djathtë në Europë se kjo për ne do të thotë fundi i procesit të integrimit, do të vinte në rrezik lëvizjen e lirë.

Duan t’i japin fund procesit Schengen, procesi i integrimit stopohet, përkthyer në realitetin shqiptar kjo do të thoshte një re e zezë mbi Shqipërinë dhe mbi Kosovën, mbi Kosovën aq më tepër se kemi të bëjmë me parti pro ruse dhe pro serbe.

Sa i takon kandidimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit në një kohë që ndodhet në burg me vendim të gjykatave shqiptare, Xhunga deklaron se në rast se fiton votat, nuk pengohet që të jetë anëtar i Parlamentit Europian.

Në rast se fiton ne duhet të kemi parasysh se Shqipëria sot ka një ligj që ndalon personat që janë dënuar, dekriminalizmi i famshëm.

Por ky është një ligj që bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Njeriut.

Në Shqipëri ka pasur një akord që ky ligj mos të çohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi bie ndesh me Konventën.

Por kjo nuk e pengon që të zgjidhet. Në rast se ai fiton votën ai do të jetë një anëtar i Parlamentit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy