Kërkesa për shkarkim, kreu i KQZ-së: Nuk merrem me deklarata politike

Kërkesa për shkarkim, kreu i KQZ-së: Nuk merrem me deklarata politike

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, nuk pranoi të komentojë kërkesën e PS-së për shkarkimin e tij, duke e quajtur një deklaratë politike. Kreu i KQZ tha se për të nuk ka asnjë ankimim deri tani në Kolegjin Zgjedhor nga subjektet politike lidhur me vendimin e institucionit të tij.

“Gjithsesi në respekt tuajin mund të them diçka shkurt. Që dje në një deklaratë timen kam kërkuar që të ruaj statusin tim dhe të jem funksionar publik, dhe ti qëndroj kësaj. Por do ti përgjigjem kësaj pyetje; Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ që është apo jo i ligjshëm?Asnjë subjekt zgjedhor se ka ankimuar vendimin e KQZ në Kolegj. Ai është kolegji zgjedhor dhe gjykata. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe s’ka pse të diskutohet. Ka procesverbale, e vendime. Gjithçka që verifikohet dhe është publike”, tha ai.

Në emër të PS-së, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, kërkoi dje shkarkimin e kreut të KQZ-së lidhur me mandatin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili sipas PS rezulton i dënuar në Itali për vjedhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy