
Ikona e kitarës, Carlos Santana, u dërgua me urgjencë në spital të martën në mbrëmje. Santana u rrëzua në skenë në Michigan, një episod që u justifikua më pas me neglizhencën në të ushqyer apo për të pirë ujë.
Santana, 74 vjeç, u raportua se ishte "mirë" disa orë më vonë pasi u mor nga shfaqja e tij në Pine Knob Music Theatre në Clarkston, rreth 40 milje në veriperëndim të Detroitit.
Kitaristi u transportua në departamentin e urgjencës në McLaren Clarkston për kontrolle mjekësore raportoi menaxheri Michael Vrionis për Associated Press.
Performuesi veteran dhe grupi i tij kanë qenë në turne me Earth, Wind & Fire.
Turneu ka 21 data të mbetura deri në fund të gushtit përpara se Santana - artisti pas hiteve të tilla si Oye Como Va dhe Black Magic Woman - të kthehet në Las Vegas për rezidencën e tij në House of Blues.
Në dhjetor, Santana anuloi disa shfaqje në Las Vegas pasi iu nënshtrua një procedure mjekësore në zemër.



