
Fatmir Braka nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCNTV deklaroi se qeveria nuk ka hyrë tek bojkoti i avokatëve.
Ai u shpreh se të gjithë avokatë si ata që vijuan bojkotin edhe ata të Tiranës që e ndërprenë janë në të drejtën e tyre dhe se sipas tij u vendos që në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet në datën 28 të vendoset edhe si do vijohet. Sipas tij kjo hartë gjyqësore është pasojë e reformës në drejtësi.
Jam kundër shoqatës gjyqtare për hartën për arsye që ne e kundërshtojmë prandaj kemi dalë në bojkot. Gjykoj se është pasojë e reformës në drejtësi. Qeveria nuk ka hyrë tek bojkoti i avokatëve. U bë 4 ditë siç u vendos dhe u ndërpre sepse në fund të muajit do mblidhemi për të vendosur si do vazhdohet. Disa rrethe e nisën si Shkodra, Lushnja, Korça, Lezha, Vlora, kanë marrë vendimin që ta vazhdojnë bojkotin. Tirana nuk do të thotë se bie dakord me hartën gjyqësore, duke vijuar seancat. Tirana është në të drejtën e tyre, por të premten u la që në fund të muajit këshilli vendos çfarë do vijohet.
Unë respektoj vendimet e dhomës kombëtare të avokatisë. Në 27 apo 28 do mblidhet dhoma kombëtare dhe vendosë për masat e vazhdueshme. Unë respektoj vendimin e gjithkujt si ata që bojkotojnë dhe ata që kryejnë seancat, janë në të drejtën e tyre. Ky komitet ka disa norma dhe gjatë kësaj kohe do ketë takime deri në marrjen një vendimi përfundimtar. Jemi me mendimin që ja vlen ky bojkot dhe kemi përcaktuar se çfarë mënyrash të tjera do kemi.



