
Më shumë se 100 fëmijë kanë vdekur deri tani nga një shpërthim i sëmundjes së dyshuar të meningjitit në shtetin Bihar të Indisë, thonë zyrtarët, raporton BBC news.
Të paktën 200 pacientë, shumë prej të cilëve janë nën moshën 10 vjeçare, ende trajtohen në dy spitale.
Zyrtarët e shtetit kanë thënë se shumë viktima kanë vdekur për shkak të hipoglikemisë, ose sheqerit të ulët të gjakut.
Shteti ka njoftuar se do të bartë koston e trajtimit për të gjithë të prekurit.
Shpërthimi e kësja sëmundjeje, ëstë intensifikuar që nga fillimi i muajit qershori, duke regjistruar kësisoj numrin më të madh të vdekjeve në qytetin e Muzaffarpur.
Sëmundja zakonisht ndodh gjatë sezonit të reshjeve dhe fëmijët janë moshat më të prekura.
Por në dhjetëvjeçarin e kaluar, fëmijët kanë vdekur nga forma të tjera të meningjitit viral dhe shkaku i saktë i tyre, ende është i paqartë.
Ndëkrohë mijëra fëmijë kanë vdekur nga meningjiti në Bihar dhe në afërsi të Uttar Pradesh, që kur rasti i parë me këtë sëmundje, u zbulua në fund të viteve 1970.



