Gjesti heroik në Florida, 80 persona bëhen zinxhir për të shpëtuar një familje në det (VIDEO)

Gjesti heroik në Florida, 80 persona bëhen zinxhir për të shpëtuar një familje në det (VIDEO)

Disa persona që ndodheshin plazhin e Florida u hodhën në aksion duke formuar një ‘zinxhir njerëzor’ prej 80 veta për të shpëtuar një familje nga një turbulencë e ujit.

Roberta Uesrey, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga deti kur pa që dy djemtë e saj Stephen dhe Nohan, nuk ishin shumë larg nga bregu, por filluan të bërtisnin duke kërkuar ndihmë.

“Ata bërtisnin e qanin pasi kishin ngecur në rrymën e krijuar nga turbulenca e detit dhe nuk dilnin dot prej aty,” tregoi Uesrey.

Edhe pse shkuan të gjithë familjarët për të shpëtuar fëmijët, presioni i ujit ishte shumë i fortë dhe kështu ishte e pamundur.

“Sinqerisht mendova se e humba familjen atë ditë,” tha Ursey. Por për fat të mirë të pranishmit në plazh pasi panë çfarë po ndodhte u bënë litar me njëri tjetrin duke u kapur prej duarsh dhe formuan një zinxhir nga bregu deri në pjesën ku uji kishte turbulenca.

Zinxhiri i krijuar njerëzor arriti një gjatësi më shumë se 100 metra dhe kështu u bë i mundur, edhe pse me shumë vështirësi, nxjerrja e familjes Ursey.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy