Një 63 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Përveç kësaj vepre penale, ai tentoi të korruptonte efektivin e policisë me 2000 lekë të reja.
Xh. H., 63 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Pas konstatimit ky shtetas i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllimin shmangien e ndëshkimit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



