Shqiptari kapobandë e kokainës në Itali! Ja riti i çuditshëm që bënte përpara se të shiste drogën

Shqiptari kapobandë e kokainës në Itali! Ja riti i çuditshëm që bënte përpara se të shiste drogën

Pas dy vitesh hetime dhe përgjimesh të shumta, policia italiane në Sardenja ka çuar përpara drejtësisë nëj organizatë trafiku të drogës me plot 23 anëtarë.

Në ballë të organizatës kriminale ishte një shqiptar, 45 vjeçari Viktor Stefanaj, baba i dy fëmijëve dhe i martuar me një italiane.

Policisë i është dashur plot dy vite përgjime që më në fund të zbulonte rrjetin e drogës dhe të vinte në pranga shqiptarin. Dhe mënyra sesi ky i fundit është arrestuar ka habitur mjaft persona, pasi 45 vjeçari është kapur në makinën e tij të mbushur me drogë. Por përpara se Viktori të nisej për të transportuar drogën, bënte një ritual të çuditshëm... falej!

Efektivëve të policisë i ka lënë mbresa ky veprim I shqiptarit, e kësisoj emrin e koduar të operacionit për kapjen e tij dhe të grupit, e kanë quajtur “Ati Ynë”.

Në momentin e arrestimit të trafikantit që lutej, shqiptari i është gjetur në makinë një sasi e madhe e drogës, e cila vinte nga Shqipëria dhe shitej në itali, në zonat turistike si Sardenja, Liguria e Toskana Veriore.

Të dytët për nga rëndësia në grupin kriminal ishin dy italianë, Gian Mario Egris dhe Christian Fresi, përkatësisht 28 dhe 34 vjeç. Detyra e italianëve ishte të gjenin treg droge dhe njerëzit e duhur për të kryher shpërndarjen.

Nga operacioni u sekuestrua një sasi prej rreth `1 kg kokaine, marijuanë, metadon si dhe një sasi prej 8 mijë eurosh para të thata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy