
Çmimi Nobel në Fizikë u është dhënë dy studiuesve që ndihmuan në ndërtimin e themeleve të inteligjencës artificiale.
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton të dy punuan në teknikat e mësimit të makinerive që do të vazhdonin me fuqizimin e produkteve të tilla si ChatGTP.
Por profesor Hinton shquhet edhe për kundërshtimin e tij ndaj këtyre teknologjive. Vitin e kaluar, ai dha dorëheqjen nga Goodle pas një dekade, në mënyrë që të paralajmëronte për "rrezikun ekzistencial" që paraqiste teknologjia.
Çmimi iu dha dy studiuesve "për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale".



