Planifikonin një sulm ndaj presidentit Macron, policia arreston 6 ekstremistët francezë

Planifikonin një sulm ndaj presidentit Macron, policia arreston 6 ekstremistët francezë

Gjashtë persona të lidhur me të djathtën ekstreme janë arrestuar në lidhje me një komplot kundër presidentit francez, Emmanuel Macron.  

Arrestimi këtyre personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u bë nga njësitë e anti-terrorizmit në tri zona të ndryshme të Francës: Isere, në juglindje të Lyonit, Verë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgut dhe në Ille-et-Vilaine, pranë qytetit të Rennes.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ende nuk është e qartë lidhja mes të arrestuarve apo dhe faktit se si kishin krijuar kontaktet këta persona. Këta persona u arrestuan me dyshimin për ndërmarrjen e një plani “të pamëshirshëm” dhe për “veprime të dhunshme” kundër presidentit. 

Prokurorët kanë nisur një hetim për një "grup terrorist kriminal", tha një burim gjyqësor, shkruan Guardian.

Një tjetër zyrtar tha se: "Ky hetim po shqyrton një komplot, të paqartë dhe të keqpërcaktuar në këtë fazë, duke përfshirë veprime të dhunshme kundër presidentit të republikës".

Në korrik 2017, një 23-vjeçar i ekstremit të djathtë u akuzua për komplotin për të vrarë Macron në paradën ushtarake franceze të ditës së Bastille, të cilën udhëheqësi francez e ndoqi me presidentin e SHBA, Donald Trump.

I arrestuari u tha hetuesve se donte të vriste Macron në paradën e ditës kombëtare të 14 korrikut në Paris, së bashku me "myslimanët, çifutët, zezakët dhe homoseksualët". Tre thika kuzhine u gjetën në makinën e tij dhe analiza e kompjuterit të tij zbuloi se kishte kryer kërkime në internet si pjesë e komplotit të tij.

Kujtojmë se arrestimet erdhën pasi Macron nisi një turne 7-ditor në Francën verilindore për të përkujtuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy