Ish-Presidenti Ilir Meta u paraqit sot në SPAK, një ditë pasi në Prokurorinë e Posaçme ishte bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi.
MCN Live mëson se kreu i PL është në SPAK në lidhje me një fletë-thirrje nga prokurori Sotir Kllapi, që lidhet me hetimin pasuror të ish-çiftit Presidencial, raporton gazetari Arsen Rusta.
Kreu i PL do të japë përgjigje për gjithçka që di për hetimin pasuror dhe shpenzimet për ndërhyrje estetike.
Hetimi është drejt fundit, dhe pas marrjes së deklarimeve të fundit të personave të hetuar, pritet një vendimmarrje.

Meta e etiketoi kreun e SPAK si “Dum-Duman”, duke theksuar se “ai s’guxon t’i përmend emrin Edi Ramës”.
Në prononcimin e dhënë për mediat, Meta tha:
"Dum Dumani është ai që s’guxon të hapë çështjen McGonigal, se është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmendë një herë emrin e Edi Ramës. As për çështjen e Sali Berishës. Unë do shkoj te Dum Dumani kur të dal do t’u tregoj”.



