
Protesta e sotme në Tiranë shënon ditën e 21-të të mobilizimit kundër kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët e kanë cilësuar atë si një protestë mbarëkombëtare, ndërsa qytetarëve të mbledhur në kryeqytet u janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Gazetari Robert Papa, në një lidhje nga SHBA, me një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe jehonën që protesta ka marrë jashtë vendit.
Sipas tij, protesta e ka arritur tashmë qëllimin e saj, duke dëmtuar imazhin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.
Protesta e ka arritur qëllimin. E ka shkatërruar Ramën në arenën ndërkombëtare dhe mënyrën se si do të përfundojë karriera e tij politike do ta përcaktojë vetë ai.
Ai u ndal edhe te raportet e kryeministrit me administratën amerikane, duke pretenduar se përpjekjet për të siguruar mbështetje në Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë rezultat.
Protesta vjen pas ftohjes që Rama ka me administratën amerikane, ai kërkoi se duke blerë heshtjen me ‘fëmijët e llastuar’ të Trump, do të ishte i suksesshëm, por në fakt është një barrë e madhe mbi Trump.
Papa vlerësoi pjesëmarrjen e diasporës në protestë, duke theksuar se prania e qindra shqiptarëve të ardhur nga jashtë vendit tregon se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda Shqipërisë.
Kur në protestë marrin pjesë qindra e mijëra qytetarë dhe kur shqiptarët vijnë nga diaspora për t’iu bashkuar tubimit, nuk mund të injorohet mesazhi që ata përcjellin.
Si mund të thuash se kanë dal në protestë, ‘hajvar’ e horra’; kur kanë dal në protesta me qindra, e mijëra, kur po vijnë nga diaspora.
Ata qe i rijnë servilet përqark nuk e kuptojnë thelbin, Rama ka dy rruge që të ikë, ose i veshur si ‘grua’, ose si diktatorët e Lindjes se Mesme, si në Rumani e gjetke, fundin e vet do ta vendosi ai vetë.
Ajo masë e madhe, ajo energji nuk ndalon dhe kur ai thotë se këto i organizon Irani, janë të turpshme, një idiotësi.
Organizatori je ti, me një qeveri të korruptuar, me shtetin me mafioz, çdo dite nga SPAK po dalin miliona te sekuestruar me tonelata të kokainës, me to ti i përdor për te vjedh zgjedhjet dhe për të ndërtuar ato monstruozitete e ti po ndërton.
Nuk ka investim amerikan ne Zvernec, zero, mashtrim, janë njerëzit e tij që po ndërtojnë.
Protesta e ka arritur qëllimin e ka shkatërruar në arenën ndërkombëtare, Rama po pastron letrat se e di çfarë zullume ka, anija po i mbytet, protestuesit nuk tërhiqen.
Protestat do të vazhdojnë dhe se, qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.



