Musai: Rivlerësimi i objekteve me rrezikshmëri nuk niset vetëm nga vitet! Parku Rinia, hapësirë e mbi shfrytëzuar

Musai: Rivlerësimi i objekteve me rrezikshmëri nuk niset vetëm nga vitet! Parku Rinia, hapësirë e mbi shfrytëzuar

Për eksperten Doriana Musai hovi dhe reflektimi që lindi nga politika për kontrollin e ndërtimeve të banesave pas tërmetit u shua shumë shpejt, vetëm disa muaj pas ngjarjes së rëndë.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV, Musai tha se duhet rihapur debati për rivlerësimin e objekteve, por duhet bërë kryesisht nga ekspertët dhe katedrat e universiteteve dhe jo nga politika.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Musai tha se vlerësimi i objekteve përsa i përket riskut që ata mund të mbartin nuk niset kryesisht nga vitet dhe se për këtë gjë duhet ndërtuar një metodologji.

Sipas ekspertes objektet e ndërtuara kryesisht në vitet ’60-’70-’80 shfaqin probleme për shkak se nuk mirëmbahen dhe cilësia e materialeve që janë përdorur për t’i ndërtuara ato

Kjo është një temë që e hapi tërmeti duke ngritur përveç shqetësimeve dhe problemeve që i evidentoi për mënyrën si projektojmë dhe zbatojmë, në atë valën post tërmet u morën një sërë vendimesh si reflektim dhe u pa si moment për të reflektuar për mënyrën si ndërtojmë sot. Kjo zgjati deri nga janari i 2020, vendimet ngelën në letër dhe po bëjmë 3 vite nga tërmeti dhe ai reflektim u fik. Ka nevojë për rishikim dhe katedra të ndryshme i kthehen këtyre temave se me kalimin e moshën objektet plaken dhe duhet të rivlerësohen. Forma, mënyra dhe koha ka vend për diskutim dhe është debat që duhet të hapet nga universitet deri tek qeveritarët. Nuk mendoj se duhet të hapet nga politika por nga ekspertët dhe katedrat akademike.

Vlerësimi i objekteve përsa i përket riskut nuk niset domosdoshmërisht nga vitet, nuk është kriter mosha, duhet debat shkencor që të ndërtohet një metodologji. Mosha mund të jetë seleksionimi i parë. Stoqet të konsiderueshme të ndërtuar gjatë viteve ’60-’70-‘80 shfaqin probleme kryesisht nga mosmirëmbajtja. E dyta është materiale. Kemi disa materiale që në kohë mund të kenë skaduar ose s’janë eficentë.

Ka objekte gjysmë të banuara që skadojnë më shpejt. Kriteret janë të shumëllojshme dhe në disa dimensione. Nuk janë vetëm në aspektin konstruktiv. Për nuk mund të nisemi nga fakti që ky objekt ka kaluar 50 vjet dhe ta shembin është kundër shkencës.

Më tej, Musai tha se në Shqipëri ka pasur ndërhyrje në objeket ekzistuese, pro kjo nuk është totalisht e gabuar duke shtuar se duhet pasur kujdes me vendin ku ndërhyhet dhe me mënyrën.

Më shumë sesa kur duhet ti përgjigje ku mund të ndërhyjmë dhe si. Objekti vazhdimisht pasurohet, mund të zmadhohet, zvogëlohet. Teknologjia ka arritur të ri dimensionojë hapësirat, shkenca nuk ndalon, por si ndërhyhet dhe zonat. Në Shqipëri janë bërë ndërhyrje, në shtesa volumesh të reja, shtesa të ndodhura pas ’90 si formë ekspansioni si zmadhimi në zonat ku jetonin. Shumë nga këto ndërhyrje janë bërë të pakontrolluara, disa të tjera që kanë rezultuar të rrezikshme janë ato në katet e nëndheshme.

Objekt pas objekti, në varësi të disa kushteve duhen bërë vlerësime dhe jo një vendim qeveri e përgjithshëm, sepse objektet janë të ndryshme sado mund të jenë të ndërtuara në të njëjtën kohë.

Në fund ekspertja Musai tha se Parku Rinia dhe Parku i Liqenit Artificial janë hapësira të mbishfrytëzuara pasi janë të vetmet njolla në gjelbra në kryeqytetet kështu që të gjithë priren të shkojnë pranë tyre.

Një nga problematikat më të mëdha është dhe ajo që konsiderohet zvogëlimi i hapësirës publike kjo me modelin që është zgjedhur të zhvillohet tirana, kemi zhdukje të hapësirës publike në blloqet e banimet . rasti i parkut rinia dhe të liqeni janë raste si këto dy hapësira janë të fundit ende të gjelbra që kanë ende pemë dhe duke qene të tilla me një popullsi me 1 milion kalon  në një mbi shfrytëzim, të gjitha fëmijët i bie të shfrytëzojmë. Kur ne shfrytëzojmë burime të limituara në hapësire, kjo kalon në mbi shfrytëzim dhe degradohet më shpejt. Edhe bari duke u shkelur nuk mund të mbijë më, është zhdukur pjesa tjetër dhe duke lënë vetëm këto dy njolla të gjelbra, këto hapësira do të degradohet . Brenda dy viteve kemi degradim të Parku Rinia që kushtoi 1 mln lekë dhe është hapur tender i ri duke qenë se është i vetmi park në një rreze prej 1 km, mbase për 1 vit duhet ta bëjmë sërish.

Se është bërë me dashje ose ka mungesë profesionalizimi dhe studimi të qytetit dhe këtu shkojmë në abuzim të fondeve publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy