Kufizimet e reja anti-Covid të cilat hynë në fuqi në mesnatë, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjet në Londër dhe në disa pjesë të Anglisë, mund të zgjasin disa muaj.
Kjo ka qënë deklarata e Ministrit të Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, i cili e ka klasifikuar këtë “lockdown” si të nivelit të katërt.
"Tani që ne e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend. Mund ta shohim dritën në fund të tunelit, por muaj të vështirë na presin" është shprehur ministri në një intervistë për Sky News.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se qeveria përballë këtij koronavirusi të ri veproi menjëherë.



