
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Ai akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, tha se krahas drejtësisë që do të bëj punën e saj, nuk ka arsye që duhet penguar ligjërisht betimi i tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.
Drejtësia të thotë fjalën e saj. Në këto kushte ku jemi ku artificialisht ka abuzime .
Një njeri që presupozohet si i pafajshëm, ka të drejtën që të kryej detyrimet dhe të drejtat e veta.
Nuk ka arsye që ta pengojnë betimin e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.
Beleri nuk është arrestuar në kushtet e flagrancës, por sepse kështu i deshi qejfi Ramës, ai ishte në përgjim katër ditë.



