Deputeti demokrat i Shkodrës Ramadan Likaj, thotë se është e papranueshme që qytetarët të kenë frikë nga shitblerja e votës.
Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se SPAK duhet të ndërhyjë te administrata shtetërore dhe lokale duke i cilësuar të punësuarit si njerëzit që bëjnë fushatë përditë
Në çdo takim me qytetarët në zonën e Malësisë së Madhe e kam theksuar se nuk duhet të përdoret shitblerja e votës, por ka gojëdhëna të ndryshme. Shpresoj që Malësia e Madhe dhe qarku i Shkodrës të qetësohet nga kjo situatë jonormale, që është një intimidim që iu bëhet qytetarëve. Unë mendoj se forcat politike duhet t’iu afrohen dhe t’i bindin qytetarët.
Është e papranueshme që në vitin 2025 të kenë frikë qytetarët nga shitblerja e votës. Shkodra, Malësia e Madhe, Puka dhe Vau i Dejës, mendoj se intimidimi me blerje vote nuk ka asnjë lloj vlere.
SPAK duhet të ndërhyjë te administrata shtetërore dhe lokale. Ata janë njerëzit më të rëndësishëm që bëjnë fushatë ditë për ditë.
Ata telefonojnë qytetarët dhe iu thonë ju lutem jepni votën se ndryshe më heqin nga puna. Besoj fort se kjo ndërhyrje e sotme e SPAK, mendoj se është një presion shtetëror, duke pasur parasysh se Shkodra do të jetë djathtas.
Është duke fryrë një erë shumë pozitive. Jam më i sigurt se kurrë se Malësia e Madhe do të votojë djathtas.
Si një forcë politike PSD duhet të paraqitet me një program dhe nuk e di që partia e Tom Doshit ta ketë bërë një gjë të tillë diku.
Thonë se janë disa struktura, por unë besoj te misioni ynë për ndryshimin tek elektorati që është sot më i bindur se kurrë.
Besoj se Shkodra gabimin që bëri në 2023 do e korrigjojë shumë shpejt dhe Shkodra po lufton fortë që të kapë 7 mandate. Kjo është një bindja ime e thellë dhe unë këtë e shoh në terren me qytetarët.



