Tensionet në Veri/ Shala: Policia e Kosovës mund ta marrë nën kontroll situatën. Mesazh për uljen e palëve në tavolinë (VIDEO)

Tensionet në Veri/ Shala: Policia e Kosovës mund ta marrë nën kontroll situatën. Mesazh për uljen e palëve në tavolinë (VIDEO)

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv tensionet e fundit Kosovë-Serbi, si dhe vizitën e Escobarit në Prishtinë.

Shala tha se ka një mesazh për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve, ndërsa shtoi se Policia e Kosovës ka gjasa ta marrë situatën nën kontroll.

Escobar tha se kemi veprime të sinkronizuara mes trinomit  Britani e Madhe-SHBA dhe vendet e BE.

Shala tha se sipas gjasave Albin Kurti do të japë dorëheqjen para zbatimit të të ashtuquajturës “Zajednica”, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lidhur me vizitën e Escobar, Shala tha:

Sa i përket vizitës së Escobar-it është duke ardhur në kohën kur tensionet Kosovë-Serbi janë si kurrë më parë. Në pjesën veriore kemi 6 barrikada, duke filluar nga Rrashka e tutje. Kemi pasur edhe shkëmbim zjarri. Kjo vizitë do t’i kontribuojë me shpresë që palët të ulën në tryezën e bisedimeve, që të mos kemi nevojë për intervenim policor që do përshkallëzonte situatën më tutje.

I pyetur mbi arsyet e anulimit të vizitës së Këshilltarit të DASH, Derek Chollet, ai u shpreh:

Sipas mediumit, i nderuari ka qenë i infektuar me Covd-19, por mund të ketë për bazë informacione relevante që personi në fjalë të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ardhja e tij ‘de facto’ do e përshpejtonte takimin Kurti-Vuçiç. Është arsyetuar se është i infektuar me Covid. Në momentin që zyrtarët e lartë nuk mund të shtyjnë ndonjë axhendë, jepet si alibi sëmundja apo aktivitete të tjera. Nuk janë pjekur kushtet dhe ka potencial për tension nga të dyja palët dhe vizita e tij s’do jepte ndonjë kontribut në këtë drejtim”.

Mbrëmë kemi pasur për herë të parë dy deklarata interesante, e ambasadave amerikane në Prishtinë dhe Beograd, si dhe ajo e Britanisë së madhe. ‘De facto’ po jepet mesazhi që dy palët duhet të ulen në tavolinë. Në pjesën veriore kemi grupe të strukturuara kriminale, që mund të jenë pjesë përbërëse e grupit Wagner. Potenciali ekziston. Afër barrikadave ka një grumbull qytetarësh edhe nga komuniteti serb. Ekziston një ‘time frame’ që pala që ka vendosur barrikada, t’i mënjanojë dhe të lejojë lëvizjen e lirë. Vuçiç mbrëmë ka dalë me një informacion, është sulmuar edhe EULEX-i, dhe Vuçiçi e di që çdo sulm ndaj ndërkombëtarëve e nxjerr në një pozicion të palakmueshëm. Policia e Kosovës mund ta marrë situatën nën kontroll, pasi janë vetëm 6 barrikada”.

Lidhur me draftin franko-gjerman, ai u shpreh :

Çështja e draftit s’është diçka e re, është draft-propozim ku të dyja palët njohin njëra-tjetrën në nivel praktik, jo ‘de juro’. Pala serbe do ta konsiderojë territorin e Kosovës si të pacenueshëm. Sa i takon Asociacionit të komunave serbe, pala serbe ka kërkuar që ajo të shkëputet nga drafti. Tani ekziston edhe një draft-status për këtë çështje. Sipas gjasave Asociacioni do fillojë të zbatohet në javën e dytë të muajit janar. Pjesë përbërëse e marrëveshjes përfundimtare, ku do të jetë i pranishëm edhe Rama, do firmoset ne Paris. Z. Kurti e ka pranuar që në qershor që plani franko-gjerman është në favor. Z. Kurti është duke krijuar një narracion që Zajednica nuk kalon. Do ta mbajë këtë narracion deri 2 vjet të qeverisjes së tij, deri në 14 shkurt, dhe më pas sipas gjasave Kurti do japë dorëheqjen, me arsyetimin që në qeverisjen e tij nuk mund të kalojë asnjë bashkësi komunash. Sipas gjasave në 23 prill do ketë zgjedhje të parakohshme. Për herë të parë ka sinkronizim për çështjen e Kosovës. Tanimë çdo veprim që ndërmerr BE-ja, është e sinkronizuar me SHBA. Ka interes që Ballkani Perëndimor të ikë nga kthetrat e politikës putiniane. Çdo veprim që vjen, vjen si bashkëpunim i trinomit Britani e Madhe-SHBA dhe vendet e BE”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy