Demokratët ikin nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, LSI-ja qëndron

Demokratët ikin nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, LSI-ja qëndron

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Pas debateve me kreun e komisionit, Erion Braçe, për shkak të kanabisit, deputetët e PD-së, Edmond Spaho, Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Dhurata Çupi dhe Nadire Meçorapaj kanë lënë mbledhjen. 

Ndryshe nga komisioni i Sigurisë, ku PD-LSI ikën njëherazi nga mbledhja, te Komisioni i Ekonomisë vijojnë të qëndrojnë dy deputetët e LSI, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu.

Në rendin e ditës, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave kishte parashikuar prezantimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy