Pastronte paratë e ish-bashkëshortit/ Rusta jep detaje: Telhallarit iu sekuestrua vilë në Rolling Hills. Dyshohet për asete të tjera (VIDEO)

Pastronte paratë e ish-bashkëshortit/ Rusta jep detaje: Telhallarit iu sekuestrua vilë në Rolling Hills. Dyshohet për asete të tjera (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka dhënë detaje mbi sekuestrimin e 18 aseteve me vlerë 3 milionë euro të noteres Sanja Telhallari. Në një raportim për Mcn Live Rusta thekson se dyshohet se noterja ka bërë pastrim parash për llogari të ish-bashkëshortit të saj, i cili është pjesë e një organizate kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit. Telhallarit iu sekuestrua sot një vilë me vlerë 3,5 milionë euro në Rolling Hills, pjesë e 18 aseteve në pronësi të saj. 

 

Në afro 11 vite Sanja Telhallari ka bërë transaksione, shit-blerje, kalime pronësish, por edhe dhurime, të cilat lidhen edhe me bankat, në apartamente, parkingje, automjete, por deri edhe në vila. Një prej tyre tashmë është sekuestruar si pjesë e 18 aseteve në Rolling Hills, me një vlerë afro 3,5 milionë euro. 13 janë pasuri ndërsa 5 janë llogari bankare. Sanja Telhallari dyshohet se ka bërë pastrim parash për llogari të ish-bashkëshortit të saj, i cili është pjesë e një organizate kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogarisë të drejtësisë italiane dhe jo vetëm. Emri i Telhallarit s’është i panjohur, ajo është përfshirë në përplasje fizike, po ashtu i është grabitur ambienti i banesës dhe zyrës. Nga ana tjetër pati edhe një përplasje gjatë fushatës, ku vëllai i saj u përfshi në përleshje fizike dhe dyshimet ishin se lojërat e fatit ishin pjesë e kësaj përplasje me armë në zonën e Ali Demit”.

 

Rusta tha se ka dyshime se përtej 18 aseteve mund të ketë të tjera asete, që mund të jenë në pronësi të personave të afërt me noteres. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy