Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se lufta Rusi-Ukrainë është një luftë mes dy të mëdhenjsh. Pango e konsideroi një luftë shkatërrimtare brenda një race sllave, ndërsa u shpreh se Ukraina do të fitojë në të ardhmen më shumë dinjitet dhe peshë në Evropë.
Duket sikur po lufton një fuqi e madhe me një të vogël. Nuk është ashtu. Për mua është përafërsisht një ndeshje të mëdhenjsh. Ukraina ka pasur potencial të madh që është fuqizuar kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ka dyshime që ka armë bërthamore në Ukrainë. Në atë kohë ka pasur zëra që mos bëni gabim t’i dorëzoni. Ndeshet mesatari me të madhi, prandaj kjo luftë do zgjasë. Është e para herë që bëhet një luftë brenda familjesh. Ka shumë rus që jetojnë në Ukrainë dhe ka kryqëzime familjare. Është një luftë shkatërrimtare brenda një race sllave mes vendit të parë dhe vendit të dytë. Putini ngul këmbë, ata nuk ekzistojnë si komb. Kjo është gënjeshtër e madhe. Ukraina për herë të parë po vulos një identitet evropian që në të ardhmen do t’i japë shumë dinjitet dhe do ta bëjë një vend me super peshë edhe në Evropë”.



