Zelensky: Gati të pranojmë statusin e neutralitetit

Zelensky: Gati të pranojmë statusin e neutralitetit

Ukraina është gati të pranojë statusin e neutralitetit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti Volodymyr Zelensky, në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, raportuar nga CNN.

Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral i shtetit tonë: ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Kjo është pika më e rëndësishme. Ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend ata e nisën luftën për një gjë të tillë. Çdo marrëveshje duhet t’i dorëzohet popullit ukrainas nëpërmjet një referendumi.

Ai nënvizoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.

Pra, kjo është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe meqë thonë se është edhe garanci sigurie për ta, për mua është e kuptueshme dhe po diskutohet. Por unë jam i interesuar të sigurohem që të mos jetë vetëm një copë letre: ne jemi të interesuar ta shndërrojmë atë dokument në një traktat serioz që do të nënshkruhet.

Zelenksy tha gjithashtu se çështjet e Donbass dhe Krimesë duhet të diskutohen dhe zgjidhen në bisedimet e paqes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy