Meksi: Ergys Agasi një mashtrues, kryeministri e ka lënë të lirë SPAK të heqë këtë “kancer”

Meksi: Ergys Agasi një mashtrues, kryeministri e ka lënë të lirë SPAK të heqë këtë “kancer”

Mesazhet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, të cilat janë bërë pjesë e hetimeve të SPAK, vijojnë të ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si janë shkëmbyer informacionet dhe mbi rolin që persona të ndryshëm mund të kenë pasur në këtë çështje.

 

Duke komentuar zhvillimet në ‘MCN Live’, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, u shpreh se hetimi i SPAK po shkon drejt zbardhjes së një skeme që, sipas tij, ka përfshirë presione, shantazhe dhe ndërhyrje në media e institucione.

 

Meksi deklaroi se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se përgjegjësia e tij është politike dhe lidhet me zgjedhjet e bëra në administratë, ndërsa sa i takon hetimit të SPAK, ai tha se kryeministri nuk ka arsye të ndërhyjë.

 

Asnjëherë në botë s’ka arsye dhe s’ka për të ndodhur që Edi Rama të japë dorëheqjen. E kam të qartë dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve dhe opozita presin të ndodhë, por s’ka për të ndodhur, sepse përgjegjësia e tij është politike, janë zgjedhjet e tij dhe ato po dështojnë sa i përket besimit te ai. Por këtu është SPAK-u që po e zbardh këtë histori dhe ata janë shumë të mërzitur, ndërsa kryeministri e ka lënë SPAK-un të lirë që të heqë këtë kancer.

 

Duke iu referuar Ergys Agasit, Meksi përsëriti akuzat e tij ndaj tij, duke e cilësuar si person që, sipas tij, ka përdorur shantazhin dhe emrat e personave të tjerë për të krijuar ndikim.

 

E kam thënë i pari që Ergys Agasi është një mashtrues. Agasi ka luajtur me shantazhe, me foto dhe video me vajza, dhe ka folur në emër të të tjerëve. Nuk ka qenë garant i askujt. Një sharlatan si Agasi ka mashtruar 400-500 veta në Shqipëri dhe ka bërë pis palët duke folur në emrat e të tjerëve”, tha ai.

 

Meksi foli edhe për pretendime mbi ndërhyrje ndaj mediave dhe gazetarëve për publikimin e lajmeve që lidhen me hetimet e SPAK. Sipas tij, në rastin e thirrjes së Kreshnik Tërnovës në SPAK, persona të ndryshëm kanë tentuar të ndikojnë se cili portal do ta publikonte informacionin.

 

Kanë ndërhyrë dhe kërcënuar për të gjetur se kush portal do ta publikonte lajmin se Kreshnik Tërnova është thirrur në SPAK. Kudo është dora e Ergys Agasit, ka bërë pis të gjithë dynjanë, dora e tij edhe në drejtësi, kudo. Prokurori Arens Çela ndërhyri për të fshirë lajmet për Ismajilin.

 

Sa i takon marrëdhënieve mes Agasit dhe ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, Meksi tha se sipas tij hetimi duhet të sqarojë edhe mënyrën se si është përdorur informacioni, duke ngritur pretendime se Hyseni nuk ka vepruar në rrugë ligjore.

 

SHISH-i mos mendojë se do mbarojë me kaq, se Hyseni s’ka informuar asnjë në rrugë ligjore. Pas një Ergys Agasi kemi një Vlora Hyseni tjetër. Agasi më gënjeu, doja vetëm një punë te AKSHI dhe më mbajti peng. Unë jam i vërtetë, s’kam mashtruar asnjë njeri, jam më i fortë se Ergys Agasi.

 

Meksi komentoi edhe përplasjen publike mes Vlora Hysenit dhe gazetares Klodiana Lala, duke thënë se reagimi i ish-drejtoreshës së SHISH, sipas tij, tregoi një nivel të lartë arrogance dhe se gazetarët nuk duhet të jenë objekt presioni apo shantazhi.

 

I gjithë tregu i medias dje mbrojti me të drejtë Klodiana Lalën. Vlora Hyseni s’ka si ta shantazhojë atë. Me arrogancën që Vlora Hyseni përdori aty tregoi se çfarë arrogante është. Kjo është situata.

 

Në përfundim, ai vlerësoi punën e SPAK-ut në hetimin e çështjes, duke theksuar se hetimet kërkojnë kohë dhe se edhe institucionet mund të gabojnë gjatë një procesi kompleks.

 

SPAK s’ka pasur asnjëherë asnjë ndërhyrje për të bërë këto veprime, por duhej kohë për të arritur këtu dhe ai, në njëfarë mënyre, ka bërë një narrativë. Prandaj dhe e kam thënë se në rastin e AKSHI-t është bërë një punë kolosale. Njerëz janë edhe ata, se janë orë e orë pune dhe nuk mund të gabojnë. Madje e them se në ditët në vijim persona te tjerë do merren në pyetje nga SPAK për këtë çështje, Elvis Lila dhe Jurgen Kola do jenë personat e radhës që do merren në pyetje nga SPAK. Nëse SPAK gabon në dy tre pika kyçe këtu hidhet në erë një shtet i tërë se jo se duhet të mbrojë kryeministrin por bëhet fjalë për të ndihmuar në rikuperimin e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy