'Lojërat e fatit'/ Kume: Shteti humbi rreth 20 mln euro në vit, pikat sekondare shmangin kontrollet (VIDEO)

'Lojërat e fatit'/ Kume: Shteti humbi rreth 20 mln euro në vit, pikat sekondare shmangin kontrollet (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me pikat kryesore që Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar për projektligjin për lojërat e fatit për të cilat u shpreh se ato nuk u mbyllën kurrë. Ai tha se në janë dhënë 3 licenca në vitin 2018 por që më pas dolën jashtë kontrollit dhe që nga mbyllja e tyre shteti ka humbur rreth 20 mln euro në vit. Sipas tij në ligjin aktual është diskutuar që të mos ketë nipte sekondare si dhe të sanksionohet me ligj se sa do të jetë përqindja e aksionerëve të huaj.

Edhe pse javë e gjelbër sot do kemi komisionin e ekonomisë dhe financave ka disa muaj që diskutohet dhe ka pasur disa diskutime, një prej tyre bëhet fjalë për formalizmin e lojërave të fatit se rikthim s’mund ta themi se ato nuk janë zhdukur asnjë moment por janë luajtur ilegalisht. Disa të dhëna që dalin nga vetë institucionet është se janë dhënë 3 licenca kombëtare para se të mbylleshin në 2018 dhe përmes nipteve sekondare doli nga kontrolli pjesa e lojërave të fatit dhe u hapën mbi 4200 pika ku luheshin baste sportive. Pas këtyre kryeministri i cilësoi si gjë e keqe dhe pas një aksioni i mbylli dhe pastaj operatorët gjetën mënyra për të luajtur në të zezë dhe nga kontrollet e bëra nga AMLF janë bërë diku 4100 kontrolle, nga të cilat u evidentuan 4042 pika ku luheshin baste sportive online. Pra nuk u mbyllën për asnjë moment.

Më tej ai shtoi se në këto vite nga 2018 dhe aktualisht rezulton se shteti ka humbur diku 20-23 mln euro në vit taksa, sigurime për punonjësit, pra nuk u gjenerua asnjë para dhe tashmë çfarë bëhet, sillen disa propozime për ndryshimin e ligjit të cilat synojnë në ashpërsimin se si do të luhen këto lojëra fati.

Do lejohet të jetë online, pagesat përmes agjencive financiare të akredituara nga banka e Shqipërisë, pra në këtë mënyrë shmangim të luajturin e basteve nga të miturit sepse ata nuk shkojnë dot në këto agjenci financiare për të hapur llogari. Gjithashtu në ligjin aktual, nga informacionet që kam me propozim për ndryshime thuhet të mos ketë nipte sekondare është diskutuar si në publik sepse ky propozim i ardhur nga qeveria është ë të mos ketë nipte sekondare sepse i bie të lirohet shumë, prandaj synohet të jepen vetëm 10 licenca.

Pika e nxehta është partneri i huaj, grupet e interesit që kanë lobuar që të mos paraqitet kjo sepse ata që kanë qenë të licencuar pretendojnë se kanë qenë serioz në aktivitetin e tyre dhe kanë kërkuar të mos kishte partneritet të huaj dhe të sanksionohet me ligj se sa do të jetë kuota e partnerit të huaj sepse kjo bën që një operator mund të marrë licencën duke pasur ortak një aksioner të huaj. Kanë qenë disa nga propozimet të jetë jo më shumë se 33% pjesëmarrja e aksionerit të huaj, mënyra e pagesës ka qenë një tjetër diskutim në komisionin, ku disa nga deputetët kanë kërkuar tu lihet hapësirë sepse u duket vështirësi krijimi i një akaunti etj etj, dhe mund të hasë vështirësi në marrjen e një kredie duke pasur parasysh këtë logjikë kanë kërkuar të shmanget kjo.

Një tjetër temë e nxehtë ka qenë dhe pjesa e kritereve, ato aktuale janë disi të forta ku kompania duhet të ketë një buxhet të konsiderueshëm një shumë prej 400 mln lekë të vjetra që do të ngrihen si një fond garancie që AMLF të mund ta aksesojë, pikat sekondare po ashtu janë një diskutim i rëndësishëm. Qeveria ka insistuar të mjaftohet me 10 licenca dhe të mos lejohen pika sekondare sepse nëse kjo ndodh do të jetë e vështirë të monitorohen këto dhe kalojmë në të njëjtën histori si para 2018. Patjetër që kërkohet nga disa operatorë ekzistues por ndonjëherë dhe duke inkriminuar dhe policinë e shtetit bëjnë dhe atë aktivitetin e jashtëligjshëm të basteve pa fre dhe jashtë kontrollit.

Nesër dhe pasnesër s’ka komision por të hënë të martë do jenë diskutimet e fundit për të diskutuar për draftin final dhe të enjten pasi deputetë të jenë njohur me ndryshmet sepse u duhen të paktën 48 orë, do të vendosin për të votuar apo jo. Në parlament pritet të mungojnë 20 deputetët e opozitës të përjashtuar. Po gjatë seancës së të enjtes së ardhshme pritet dhe amnistia penale të jetë një çështje e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy