Sfida ndaj Spanjës është një ndeshje mjaft e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, ku do të kërkoj që të marri një rezultat pozitiv.
Trjaneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “AS”, thekson se shpreson që lojtarët e tij të bëjnë një ndeshje të mire dukë bërë gjithashtu dhe një krahasim mjaft interesant.
“Shpresojmë që edhe ndaj Spanjës të kemi po atë rendiment të lartë si në Europian edhe pse unë besoj se tashmë ai aktivitet i përket së shkuarës. Duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. Megjithatë, edhe kështu diferencat janë të mëdha. Ndryshimi mes nesh dhe Spanjës është si të shkosh nga Toka në Hënë apo si lufta mes gurëve dhe armëve kallashnikovë”
Më tej i pyetur nëse shqipëria mund të të bëjë sërish surprizën De Biasi u përgjigj.
“Grupi është shumë i vështirë. Ajo që është më e rëndësishme është të luajmë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit. Në përballjet ndaj Spanjës apo Italisë nuk kemi se çfarë të humbasim. Do të thoja që Spanja ka 40 % mundësi që të përfundojë e para në grup, po aq sa edhe Italia, ndërsa për pjesën tjetër do të jetë një betejë mes 4 skuadrave të tjera” tha De Biasi.



