<p>Avokati Kujtim Cakrani shpjegoi në studion e MCN Informacion arsyen e lënies në fuqi të masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Cakrani tha se përgjimi ambiental që i është bërë Veliajt në mjediset e burgut ka qenë provë vendimtare për mbetjen në fuqi të këtij vendimi.</p> <blockquote> <p><em>Besoj se do të ketë një dosje tjetër ndaj zotit Veliaj. Ai mendonte se ishte ende kryetar bashkie. Këta që kanë pushtetin e quajtën veten mbi të tjerët. Ai mendonte se atje nuk do ta përgjonte kush. Prokurori i ka paraprirë kësaj. Përgjimi ambiental në burg nuk ka nevojë për vendim gjykate. Situata procedurale e zotit Veliaj është tani një situatë e rëndë, e pandodhur më parë. Kjo është një nga arsyet pse Gjykatës së Apelit iu kërkua që ndaj këtij individi nuk duhet të ketë masë tjetër nga ajo që është dhënë, sepse po u la i lirë është i rrezikshëm. Prokurori dhe gjykata në rastin konkret kanë zbatuar vetëm ligjin, ku përcaktohet qartë pse duhet të qëndrojë masa arrest me burg. Nuk ka asnjë alibi. Kush thotë të kundërtën është ose i paditur ose diabolik. Më mirë Erion Veliaj në burg 50 mijë lekë dita se Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës 500 milion euro në vit.</em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/HaUqk8GcAWM?si=zmJ-027tE_p4rxKP" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



