Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi u shpreh në “MCN Economy” se dixhitalizimi dhe zhvillimi i teknologjisë, apo inteligjencës artificiale, sado të përparojnë asnjëherë s’do të humbasë vlera e burimit njerëzor. Ajo theksoi se Shqipëria nuk është ende në gjendje që këtë zhvillim teknologjie dhe dixhitalizimi ta aplikojë në mënyrë të menjëhershme.
Nëse ky dixhitalizim do sjelli automatizimin 100 për qind, gjithmonë do ketë nevojë për një njeri që do shtypë butonin që të fillojë ky proces. Sado të zhvillohet teknologjia, sado të përparojë inteligjenca artificiale, sërish asnjëherë s’ka për të humbur vlera e burimit njerëzor. Sot s’mund të quajmë ekzistencën e një biznesi të suksesshëm nëse ai s’është online. Nëse flasim për 2030-ën, është shumë afër, nëse flasim për 2050-ën, është një periudhë afatmesme. Do sjellë një zhvillim, që do jetë shumë i rëndësishëm për tregun ndërkombëtar. Por nuk mendoj se ne jemi akoma në këtë gjendje, që këtë zhvillim teknologjie dhe dixhitalizimi që ka në botë ta aplikojmë në mënyrë të menjëhershme në Shqipëri. S’kemi akoma këtë lloj qasje dhe s’kemi akoma investimet e duhura drejt dixhitalizimit të tërësisë së proceseve. Vende të ndryshme në botë e kanë zvogëluar punën e fermerit. Kjo do zvogëlojë krizën e burimeve njerëzore që ka bujqësia për të realizuar produktin final. Kjo ul koston dhe rrit prodhimin. Jo vetëm do mbahen kostot në nivele të pranueshme, por plotëson edhe kërkesën e popullatës për produkte bujqësore. Ne në Shqipëri e kemi pak të zhvilluar bujqësinë dixhitale. Fermat e vogla e pengojnë zhvillimin e dixhitalizimit. Profesionet që kanë dhënë simptomat e para për zhdukje lidhjet me punën e dorës.
Programet nuk e zëvendësojnë njeriun por shkurtojnë kohën e përpunimit të informacionit. Rezultatet jepen në varësi të të dhënave që i jepet programit. Do jetë ndihmues, mbështetës, por s’mund ta zëvendësojë asnjëherë një individ.



