Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi zgjedhjet e 14 marsit si zgjedhjet e jetës, duke i krahasuar me ato të 22 marsit 1992.
Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Njësoj si zgjedhjet e 22 marsit, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Janë zgjedhje në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë së shqiptarëve, me vullnetin e tyre të hekurt për të rivendosur pluralizmin, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë.
Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë. Mbeti bastion i pamposhtur i demokracisë dhe vlerave të saj.
Kam bindjen më të madhe se 14 maj do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë të qytetarëve shkodranë. Kam bindjen dhe ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit, nga qëndresa e qytetarëve të Shkodrës, nga besnikëria e tyre e palëkundur në asnjë rrethanë. Ndaj vlerave dhe idealeve të lirisë të qytetarëve”.



