Fermerët e Lushnjës protestë para Kuvendit, Rama: Hajdeni brenda dhe flasim

Fermerët e Lushnjës protestë para Kuvendit, Rama: Hajdeni brenda dhe flasim

Kuvendi ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale. Ajo ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për 45 viktimat e aksidenti tragjik në bullgari, të cilët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu jashtë kuvendit po zhvillohet edhe një protestë nga fermerët e Lushnjës, që kundërshtojnë paketën e re fiskale që pritet të miratohet sot për buxhetin e vitit 2022.

Teksa ata protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqësi të tyre në sallën e Kuvendit.

Kush është përfaqësuesi juaj se nuk flas dot me të gjithë, hajdeni zgjidheni vetë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat lart, hajde”, tha Rama.

Fermerët e Lushnjës po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit, kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet ditën e sotme në buxhetin e vitit 2022.

Kemi ardhur para Kuvendit për t'i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë", u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy