
Berberi Joti Boceri, ishte i ftuari i sotëm në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për veçantinë e tij në krijimin e artit në flokë të klientëve.
Boceri thotë se këtë mënyrë prerje të flokëve e ka nisur fillimisht për hobi dhe përmes TikTok arriti të bëhet i njohur për artin që aplikonte.
Unë bëj portrete të shumtë në flokë, varet nga kërkesat e klientëve, realizoj portrete të Skënderbeut, Adem Jasharit, futbollistëve të ndryshëm, figura të tjera, etj.
Trendët e flokëve kanë evoluar, por kur hapa dyqanin, fillimisht për të bërë pak zhurmë, vendosa të eksperimentoj pak me figura të ndryshme në flokë.
Normalisht ka edhe dështime, nuk ka të gjitha që dalin mirë. Pastaj shumica e klientëve i kërkojnë figurat në kokë, i mbajnë sa për video në TikTok pastaj normalisht i prejnë.
Boceri, aplikon edhe portrete të tjera me teknikën e letrës dhe kripës.
Një teknikë tjetër që unë bëj është ajo më letra, i bën viza-viza dhe portreti arrin të shihet vetëm në dritë që ta dallosh figurën. Pastaj bëj edhe portrete me kripë që me sasi të kripës i realizoj figura të ndryshme. Poashtu kam në plan edhe një tjetër teknikë me kartona që për herë të parë bëhet në Shqipëri.
Unë kam pasur gjithmonë dorë për pikturë, jo rastësisht arrij ti bëj këto, kam mbaruar kursin për berber dhe ja ku jam sot, me biznes timin duke krijuar këtë lloj arti në flokë.



