Pesë gola dhe tre penallti, Tirana fiton derbin ndaj Dinamo City

Pesë gola dhe tre penallti, Tirana fiton derbin ndaj Dinamo City

Tirana ka fituar derbin ndaj Dinamo City, me bardheblutë që triumfuan 2-3 në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me plot pesë gola të shënuar, por edhe tre penallti të akorduara.

Skuadra e Di Biagos kaloi e para në avantazh falë një goli të shënuar nga Luis Kaçorri me kokë në minutën e 24-t.

Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi 6 minua më vonë, Tirana vendosi baraspeshën me një gol të shënuar nga Ardit Hila.

Në minutën e 59-të, një prekje me dorë e Hoxhallarit në zonë, solli penallti për Dinamo City dhe Denisson nuk gaboi nga 11 metra.

Barazimi do të vendosej sërish nga një penallti, kur në minutën e 74-t, Hasani ndalet në zonë në mënyrë të gabuar dhe Latifi nuk gabon përballë Rexhepit.

Ishte përsëri një penallti e akorduar në minutën e 92-të për Tiranën, për prekje me dorë dhe këtë herë ishte Hasani që shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për skuadrën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy