Stoltenberg: Kievi po fiton terren

Stoltenberg: Kievi po fiton terren

Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren, që do të thotë se ata po i shtyjnë rusët prapa dhe janë në gjendje të depërtojnë disa nga këto territore të fortifikuara mirë, dhe kështu është edhe më e rëndësishme tani t'i mbështesim ata.

 Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për CNN. 

Po ashtu Stoltenberg tha se ukrainasit i kanë kaluar pritshmëritë e ekspertëve të cilët në momentin që nisi pushtimi nga Rusia, thanë se do të rezistonte vetëm disa javë.

"Ne kemi parë që ukrainasit i kanë tejkaluar pritshmëritë dhe ne duhet të kujtojmë se gjithçka filloi vitin e kaluar me pushtimin e plotë rus të Ukrainës. Në atë kohë, ekspertët besonin se Ukraina do të rezistonte vetëm disa ditë apo javë, por në vend të kësaj ata çliruan veriun, Kievin, lindjen, Kharkivin, territorin jugor dhe Kherson-in. Dhe tani ata po bëjnë hapa të mëdhenj", tha më tej Stoltenberg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy