Greku kapet me 113,5 kg kanabis, e kishte marrë në kufirin me Shqipërinë

Greku kapet me 113,5 kg kanabis, e kishte marrë në kufirin me Shqipërinë

Një shtetas grek është arrestuar nga policia vendase në aksin rrugor Janinë-Artë, në vendin e quajtur Komboti.

29 vjeçarit iu gjetën në makinën e tij 84 pako që përmbanin një sasi prej 113,5 kilogramë kanabis.

Bashkë me drogën u sekuestrua mjeti si dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë ai e kishte marrë drogën në një zonë afër kufirit të gjelbër midis Greqisë dhe Shqipërisë.

I arrestuari u dërgua në prokurori, ku iu komunikua masa e paraburgimit për akuzat e importimit, transportit dhe posedimit të drogës me qëllim trafikimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy