Pamela Anderson 52 vjeç ka pozuar nudo së fundmi për një reklamë çantash. Në setin e fundit fotografik Anderson ka vendosur të pozojë nudo.
Aktorja është shtrirë në një çarçaf të bardhë të rrethuar me petale trëndafili dhe flokët e saj bjond i kanë lënë të lirshëm rreth shpatullave ndërsa gjoksin e mbulon me duar.
Pamela Anderson është bashkuar me Ashoka Paris për të nxjerrë në treg një sërë çantash luksoze. Çanta përmban një mesazh prej saj ku thuhet: “Rezistencë, brenda çdo personi të bukur është një aktivist që dëshiron të mbrojë planetin.”
Është hera e dytë që Pamela ka pozuar për markën e çantave, Ashoka Paris, linja e aksesorëve është shumë në përputhje me etikën e saj vegane.
Sipas faqes në internet, marka franceze ofron çanta dhe pajisje shtesë 100% vegane dhe etike.






