22 eurodeputetë, letër Tusk: Liberalizoni pa vonesë vizat me Kosovën

22 eurodeputetë, letër Tusk: Liberalizoni pa vonesë vizat me Kosovën

22 eurodeputetë kërkojnë liberalizim të vizave pa vonesë me Kosovën. Në letrën drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk,theksohet se liberalizimi përmirëson stabilitetin dhe se Kosova e meriton.

22 eurodeputeët I janë drejtuar me anë të një letre presidentit të Këshillit Eurpian, Donald Tusk dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschikk, për cështjen  e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. Letra me firmat e deputetëve të parlamentit europian vjen para  takimit të Këshillit të Evropës, që do të mbahet javën e ardhshme në datat 13 dhe 14 dhjetor 2018, ndërsa në letër  është theksuar rëndësia e dhënies së  liberalizimit të vizave dhe miratimi sa më shpejt I tyre.  Në letër europarlamentarët kanë kujtuar faktin e konfirmimit nga Komisioni Europian I të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit,  duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave. Sipas tyre, liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta afrojë Kosovën më shumë,  me BE-në.

Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit.

Nëse sipas eurodeputetëve nuk ndodh liberalizimi i vizave, atëherë kjo do ta bënte Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.

Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme".

Reagimi I deputetëve të parlamentit europian, ka ardhur pas deklaratës së komisionerit, Johannes Hahn se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin 2020.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy