
Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbysje. Fitore e vujatur për skuadrën e Mehmetit, që merr 3 pikë të arta.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, pasi shënoi Mba në minutën e 10-të. Kampionët në fuqi, shënuan edhe të dytin me Carën në minutën e 22-të, por u anulua pas rishikimit në VAR për faull.
Pjesa e dytë, ishte një tjetër histori, pasi foli e gjitha për Dinamon. Kaçorri barazoi shifrat në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 87-të, Lorenco Vila, shënoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e tij.
Sulmuesi festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me kartonin dytë të verdhë, duke lënë Dinamon më 10 lojtarë. Megjithatë rezultati nuk ndryshoi dhe në fund festoi Dinamo. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e pestë, ndërsa Partizani renditet i dyti me 37 pikë.



