Turbulenca në fluturimin Londër-Singapor, një i vdekur dhe 30 të plagosur

Turbulenca në fluturimin Londër-Singapor, një i vdekur dhe 30 të plagosur

Turbulencat e forta në fluturim shkaktuan vdekjen e një personi dhe 30 të plagosur.

Lajmi u konfirmua me anë të një deklarate të bërë të ditur Singapore Airlines.

Avioni u nis nga Londra mbrëmjen e së hënës, me destinacion Singaporin dhe u ridrejtua në Bangkok për shkak të turbulencave.

Avioni ishte një Boeing 777-300ER, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

“Ne po punojmë me autoritetet lokale në Tajlandë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për të dërguar një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme”, njoftoi kompania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy