Presidenti i Serbisë Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme më 26 prill

Presidenti i Serbisë Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme më 26 prill

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli sot datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare më 26 prill, një votim ky i rëndësishëm për Partinë e tij Progresiste Serbe, që çimenton mbajtjen e tij në pushtet.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, sapo firmosa vendimin për thirrjen e zgjedhjeve parlamentare për 26 Prill të këtij viti. I uroj të gjithë pjesëmarrësve suksese ” tha Vuçiç pasi firmosi dekretin në zyrën e tij në Beograd, raporton “Blic”.

Ai tha më herët sot se zgjedhjet lokale dhe komunale ishin shpallur tashmë. Ai gjithashtu deklaroi se do të ketë më shumë se 50 ditë fushata zgjedhore, dhe se kjo ishte koha mjaft e mjaftueshme që të gjithë të paraqesin programet e tyre.

“I uroj të gjithëve suksese. Që gjithçka të zhvillohet në një atmosferë demokratike. Sigurisht që do të ketë tone dhe pasione të larta, por është e rëndësishme që gjithçka të jetë demokratike”, tha Vuçiç.

Shumica e partive të opozitës kanë vendosur ta bojkotojnë votimin, pasi e akuzojnë Vuçiçin dhe koalicionin e tij, për autokraci, për bllokimin e lirisë së mediave, sulmimin e aktivistëve të opoztës, korrupsion dhe lidhje em krimin e organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy