Arrestohet në Muriqan 38-vjeçari nga Ukraina, tentoi të kalonte kufirin me narkotikë të fshehur në automjet

Arrestohet në Muriqan 38-vjeçari nga Ukraina, tentoi të kalonte kufirin me narkotikë të fshehur në automjet

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 40-vjeçar me iniciale P.K pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Po ashtu në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë një 38-vjeçar nga Ukraina pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet.

Njoftimi i policisë: Shkodër/Evidentohen dhe goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Muriqan/Tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Ukraina.

Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Policia e Shkodrës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, si dhe në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku, me mbështetjen e inteligjencës informative, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, për të cilat u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

-P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy